Bernake: Ekonomia amerikane e pasigurtë

22/07/2010 14:25

Drejtori i Bankës Qëndrore Amerikane, Ben Bernanke, ka njoftuar se parashikimi i ekonomisë amerikane si asnjëherë tjetër është i pasigurt.

Ky lajm bëri që një nga indekset e aksioneve, Dow Jones të shënojë rënie prej një përqind, tregjet aziatike gjithashtu kanë pësuar rënie.

Zoti Bernanke tha se mund të ishte e nevojshme të merreshin masa të mëtejshme për të stimuluar ekonominë, nëse do të ketë lëkundje në rimëkëmbjen e saj.

Ai gjithashtu mirëpriti faktin se edhe vendet evropiane po merrnin masat e duhura për të përforcuar sistemet e tyre financiare.

Edhe vendet evropiane, ashtu si Amerika kanë vendosur një sistem testimi të bankave, resultatet e të cilave priten të dalin këtë javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA