Ambasadorja e Belgjikës në Serbi, Denise de Hauwere kërkoi nga Beogradi që të veprojë në mënyrë të mençur pas vendimit të GJND-së për Kosovën.

“Presim që të gjitha reagimet nga palët e përfshira të jenë konstruktive” tha ambasadorja belge, ben te ditur Radio Evropa e Lire.

Ajo shtoi se “ruajtja e stabilitetit në rajonin e Ballkanit është gjëja më e rëndësishme për momentin”. Sipas ambasadores së Belgjikës “është e rëndësishme që Serbia të vendosë një bashkëpunim të mirë me Kosovën dhe të arrijnë një marrëveshje përfundimtare”.

Top Channel