Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton ka përshëndetur vendimin e GJND-së mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Baronesha Ashton ka deklaruar se vendimi do të studiohet me kujdes dhe ka nënvizuar se Kosova e ka të ardhmen në BE, ashtu si dhe Serbia.

“Bashkimi Evropian do të kujdeset që mes dy vendeve të ketë dialog për cështjet me interes të përbashkët”, ka pohuar Ashton.

Edhe autoritete të tjera evropiane kanë bërë thirrje që Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë vendimin për të bashkëpunuar në favor të paqes dhe stabilitetit.

Top Channel