Veteranët e UCK-së reagojnë ndaj vendimit të Hagës

21/07/2010 14:30

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, reagoi ndaj vendimit të Apelit të Gjykatës për krime Lufte në ish-Jugosllavi, për paraburgosjen dhe rigjykimin e Ramush Haradinajt.

Në reagimin e OVL të UÇK-së thuhet se ky vendim i padrejtë, që merret vetëm një ditë para shpalljes së mendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës, është i motivuar politikisht.

“Botërisht njihet dhe është argumentuar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, çlirimtare, e orientuar kundër forcave të një shteti pushtues dhe gjenocidal. Konsiderojmë se ky vendim i padrejtë është vetëm një tentim për të balancuar krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe si i tillë për ne gjithmonë do të jetë i papranueshëm”, thuhet në reagim, bën të ditur Telegraf.

Top Channel