Një ditë pas vendimit të GJND-së mbi pavarësinë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka shprehur bindjen se ai do të jetë pozitiv.

Në një prononcim për VOA nga Uashingtoni, Thaci ka deklaruar se pas këtij vendimi Kosova do të ketë njohje të reja dhe një perspektivë të re.

“Besoj se vendimi do të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran. Do të hapet një perspektivë e re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA e BE dhe do të ketë njohje të reja”, ka pohuar Thaci.

Kreu i qeverisë kosovare ka theksuar se shpreson në një qëndrim të ri mes Serbisë dhe Kosovës për zgjidhjen e cështjeve teknike.

Më tej, ai ka hedhur poshtë cdo opsion për ndarjen e Kosovës apo për shkëmbim territoresh. “Nuk do të ketë as ndarje e as shkëmbim territoresh. Ne do të konsolidojmë shtetin tonë”, ka shtuar Thaci.

Top Channel