Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci deklaroi se vendi i tij do ta respektojë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Ne besojmë se pas opinionit do të fillojë një fazë e re e konsolidimit të shtetit të Kosovës, hapje e një procesi integrues në BE, NATO dhe në OKB,” theksoi kryeministri i Kosovës.

Ndërkohë për bisedime me Beogradin, Thaci theksoi se diskutimet mund të zhvillohen në fushën e cështjeve praktike e teknike.

Top Channel