Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka deklaruar se vendimi i Hagës për rigjykimin e pjesshëm të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj është dëshmi e objektivitetit të kësaj gjykate.

“Lajmi për rigjykimin e Haradinajt është i mirë, por përsëris se Sebia nuk përzihet në punën e gjykatës së Hagës dhe në atë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka deklaruar Tadic.

Më herët edhe zëvendësprokurori serb për krimet e luftës, Bruno Vekaric përshëndeti vendimin e Apelit.

“Ky vendim përbën një fitore të madhe për kryeprokurorin Serge Brammertz dhe ekipin e tij në luftën për të drejtat e viktimave”, tha ai.

Top Channel