Serbia e ka refuzuar propozimin e Bashkimit Evropian që së bashku të hartojnë një rezolutë të re për Kosovën që do t’i dërgohet Asamblesë Parlamentare të Kombeve të Bashkuara.

Në takimin e krerëve të institucioneve të Serbisë, të kryesuar nga presidenti Boris Tadic, sipas gazetës “Blic” është vendosur që të mos pranohet propozimi i BE-së me arsyetimin se është shumë neutral dhe i papranueshëm për Beogradin zyrtar.

Propozimi i BE-së që së bashku me Serbinë të hartojnë një rezolutë të re për Kosovën, e cila më pas do t’i dërgohej Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nuk përmend fare statusin dhe as bisedimet rreth kësaj çështje.

“Propozimi, i cili Serbisë i është dorëzuar në formë të shkruar, nuk përmend fare bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës, andaj për neve është i papranueshëm”, ka thënë për ‘Blic’ një zyrtar i lartë serb në kushte anonimiteti.

Top Channel