Rusi, Medvedev mbledh FSB-në pas atentatit

21/07/2010 18:15

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve sekrete pas atentatit të sotëm në impiantin hidroelektrik në Kabardino-Balkaria.

Medvedev ka folur me kreun e FSB-së, Aleksandr Bornikov mbi nevojën e përforcimit të sigurisë së centraleve, pas atentatit që shkaktoi vdekjen e dy policëve dhe plagosjen e dy teknikëve.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se hetuesit dyshojnë se terroristët që kryen atentatin ishin tre ose pesë.

Top Channel