Rusi, i nxehti shkakton 71 viktima

21/07/2010 02:00

Ministria ruse e emergjencave civile publikoi shifra alarmante të personave që kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta në 24 orët e fundit në gjithë vendi.

Kështu sipas autoriteteve moskovite 71 persona janë mbytur në zona të ndryshme të vendit, i cili është goditur që prej një jave nga një i nxehtë rekord që për dikasterin rus mbetet shkaku kryesor i viktimave pasi pjesa më e madhe e tyre pas temperaturave të larta janë hedhur në ujë në gjendje të dehur.

Gjatë stinës së ngrohtë në vend, rusët e kanë transformuar në një traditë kalimin e disa orëve pranë lumenjve dhe liqeneve.

Top Channel