Trupat e ish-diktatorit rumun Nikola Çausheskut dhe gruas së tij Elena, të ekzekutuar më shumë se 20 vjet më parë dhe të varrosur në një varrezë në Bukuresht, u zhvarrosën për t’iu nwnshtruar disa testeve që lejojnë analizat e ADN-së.

Objektivi është që të verifikohet identiteti i  dy trupave. Lajmin e beri të ditur një zyrtar i varrezave.

Nikola Çaushesku ka drejtuar Rumaninë me grusht të hekurt gjatë viteteve 1965-1989.Pas një seri demonstratash në rrugë dhe me qindra të vdekur në mesin e demonstruesve në dhjetor të 1989, diktatori dhe gruaja e tij u detyruan të largohen.

U arrestuan dhe  iu nënshtruan një gjykim të shkurtuar nga ku dhe u ekzekutuan më 15 dhjetor të 1989. Sipas autoriteteve rumune, trupat e tyre janë të varrosur në varrezat Ghencea në Bukuresht.

Top Channel