Obama-Kamerun takohen në Uashington

21/07/2010 03:55

Presidenti amerikan, Barak Obama i quajti marrëdhëniet me Britaninë e Madhe me të vërtetë të veçanta.

Pas takimit me kryeministrin britanik David Kameron në Uashington, që zgjati tre orë, ai tha se bota është më e sigurt dhe më e begatë falë bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ata diskutuan per Afganistanin, Lindjen e Mesme, rrjedhjen e naftes në Gjirin e Meksikës, ekonominë Botërore, si dhe për lirimin e atentatorit të Lokërbisë nga autoritetet skoceze, lirim ky që u kritikua si nga Obama ashtu edhe nga kryeministri Kamerun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA