Obama firmos reformën financiare

21/07/2010 21:30

Presidenti amerikan Barack Obama ka firmosur reformën financiare, duke deklaruar se ajo do të përkthehet në mbrojtjen më të madhe për konsumatorët.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka bërë gjithashtu të ditur se do të krijohet një organ i ri që do të ketë një detyrë të vetme.

“Të mbrojë njerëzit, jo bankat e mëdha, jo kompanitë e huadhënies, jo shtëpitë e investimeve. Kjo gjë nuk është e mirë vetëm për konsumatorët, por edhe për ekonominë”, ka deklaruar Obama.

Top Channel