Autoritetet në Mal të Zi kanë filluar hetimet lidhur me dyshimet se në pjesën qëndrore të qytetit të Andrijevicës ndodhet një varrezë masive me kufoma të shqiptarëve të Kosovës.

Njoftohet se në një fushë të druve, që më herët kishe shërbyer si qendër e grumbullimit të mbeturinave, tashmë janë zbuluar eshtra.

“Nëqoftëse gjetjet dëshmohen si të sakta, do të caktohet ekzumimi i kufomave nga ekspertë të mjekësisë ligjore,” ka deklaruar për median e Podgoricës zëdhënësja e Gjykatës së Lartë në Bijelo Polje, Biljana Çovic, ben te ditur BBC.

Media në Mal të Zi bën të ditur se kërkimet po mbikeqyren edhe përfaqësues të misionit të EULEX-it.

Top Channel