Qeveria e Kosovës thotë se vetëm gjatë vitit 2010 do të kthehen 8 mijë e 200 shtetas kosovarë që nuk kanë leje qëndrimi në vendet e ndryshme evropiane.

Procesi i riatdhesimit, sipas autoriteteve të Prishtinës, bën të ditur Telegraf,  paraqet një sfidë për institucionet shtetërore, andaj sipas tyre kthimi do të bëhet në grupe të vogla, pasi Kosova ka kapacitete të vogla absorbuese për pranimin e të gjithë atyre shtetasve, të cilët qëndrojnë ilegalisht në shtetet e ndryshme evropiane.

Ne Ministrinë e Punëve të Brendshme thone se vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti në mënyrë vullnetare janë kthyer rreth 1 mijë persona, ndërsa janë deportuar 1 mijë e 500 të tjerë.

Top Channel