Analisti i njohur serb Dushan Janjic thotë se pas shpalljes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të dyja palët do thonë duke pranuar se nuk e fituan gjithë atë që pritën.

Sipas tij, tani beteja kryesore do të zhvillohet rreth vendit të Kosovës në selinë e Kombeve të Bashkuara.

“Prishtinën e pret beteja e madhe të shtojë numrin e njohjeve të pavarësisë dhe së dyti të luftojë që me rastin e votimit direkt në Asamblenë e Përgjithshme, sivjet, ose vitin e ardhshëm, të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Sa i përket Beogradit, strategjia e tij është të mundohet që të mbajë sa më gjatë këtë çështje në nivel diplomatik,” thotë zoti Janjic, per BBC.

Top Channel