Irak, një shpërthim i fortë trondit Bakubën

21/07/2010 19:20

Një autobombë ka shpërthyer në një zonë të populluar në qytetin iraken të Bakubës, duke vrarë të paktën 13 persona.

Shpërthimi u krye pranë një xhamie në zonën shiite Abu Sajada, ku për pasojë 16 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Autoritetet policore irakene njoftuan se ky është sulmi i tretë që kryhet në këtë zonë pas disa ditësh qetësi.

Mëngjesin e sotëm një bombë shpërtheu në Bakuba, duke plagosur 17 persona që ndodheshin në një treg.

Top Channel