Në Gjykatën e Hagës ka rinisur gjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi për Top Channel se Haradinaj do të mbahet në paraburgim, pasi gjykatesi Patrick Robinson ka urdhëruar rigjykimin e cështjes në dy pika.

Robinson, sipas AP, thotë se gjyqi i dy viteve më parë u prish për shkak të intimidimit të dëshmitarëve.

Haradinaj u lirua pasi akuzat e tij ranë poshtë për mungesë provash. Haradinaj u akuzua bashkë me Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn për krime ndaj serbëve në konfliktin e viteve 1998-99 gjatë luftës për liri dhe pavarësi.

Top Channel