Gjykata ndërkombëtare e Hagës kishte lëshuar që më 9 korrik një urdhërarrest për kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, që do të zbatohej nga policia e EULEX nëse ai nuk do të ishte paraqitur në Hagë për gjykimin në apel.

Lajmin e kanë bërë të ditur për Top Channel burime zyrtare të cilat kanë preferuar të mbeten anonime. Haradinaj mbërriti sot në Hagë me një avion civil dhe sapo zbriti në aeroportin holandez u shoqërua menjëherë nga policia.

Ndërkohë, pala mbrojtëse e ish-kryeministrit ka deklaruar se do të kërkojë nga trupi gjykues lirimin e tij me kusht.

Por më parë do të jetë vetë gjykata që do të vendosë kushtet nëse Haradinaj do të mund të aktivizohet në polici.

Pas vendimit që ktheu kreun e AAK-së në burg, kjo parti ka vendosur të mbledhë këshillin e përgjithshëm të saj, i cili do të vendosë nesër se si do të veprojë ndaj vendimit të Hagës.

Top Channel