Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Drashkovic ka deklaruar se tashmë Serbia e ka humbur përfundimisht Kosovën.

“Në Kosovë nuk ka më sovranitet të Serbisë, nuk ka më simbole dhe institucione të saj atje. Kur ne në Serbi themi se duam të ruajmë sovranitetin mbi Kosovën, atëherë themi se duam të ruajmë dicka që nuk kemi fare”, ka pohuar Drashkovic.

Sipas tij, Beogradi e ka humbur autoritetin në Kosovë dhe nuk mund të detyrojë mbi 1 milionë njerëz të pranojnë pushtetin e tij.

“Shqiptarët e Kosovës nuk e pranojnë Serbinë si shtetin e tyre, ndërkohë që Serbia nuk i njeh shqiptarët si shtetasit e vet. Njeriu nuk mund të detyrojë më shumë se 1.5 milion njerëz të përqafojnë dicka që nuk duan”, ka theksuar Drashkovic.

Por ai ka shtuar më tej se marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Kosovës mund të vendosen edhe pa njohjen e pavarësisë nga ana e Beogradit.

Top Channel