Cavez kundër Vatikanit

21/07/2010 02:40

Presidenti i Venezuelës Hugo Cavez i ka “shpallur” luftë Vatikanit.

Presidenti venezuelian ka deklaruar se do të rishikojë një marrëveshje me Vatikanin e cila sipas tij favorizon interesat e kishës në vend.

Deklarata e Cavez vjen pas reagimit të shfaqur nga Vatikani kundrejt Karakasit ku përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë në vendin amerikano-latin pasi takoi ministrin e Jashtëm vendas kritikoi synimet e Cavezit për të anuluar marrëveshjen e nënshkruar mes Venezuelës dhe Vatikanit në kohën kur president në Karakas ishte Romulo Betankurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA