Cameron: Në 2011 tërheqja nga Afganistani

21/07/2010 18:05

Kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se tërheqja e trupave britanike nga Afganistani mund të fillojë në vitin 2011.

Në vizitën e tij të parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, Cameron ka bërë të ditur se një gjë e tillë do të bëhet nëse e mundëson gjëndja në terren.

“Sa më shpejt t’u kalojmë kontrollin e provincave dhe rajoneve trupave afgane, aq më i shpejtë do të jetë kthimi në shtëpi i trupave tona”, është shprehur Cameron.

Top Channel