Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler ka deklaruar se paqeruajtësit e NATO-s janë të gatshëm për çdo situatë që mund të pasojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

“Nuk kemi të dhëna për ndonjë kërcënim. Megjithatë, ne do të jemi në gatishmëri. Nuk duam të frikësojmë askënd, por jemi të përgatitur për t’u përballur me çfarëdo lloj dhune”, ka pohuar Bentler.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të bëjë publik nesër opinionin për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Top Channel