“Bettencourt”, Woerth do të merret në pyetje

21/07/2010 17:20

Në Francë, këshilli i ministrave u ka lejuar hetuesve të cështjes “Bettencourt” që të marrin në pyetje ministrin e Punës, Eric Woerth.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë franceze të shtypit, të cilat i referohen një anëtari të qeverisë.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm gruaja e ministrit u mor në pyetje nga seksioni financiar i policisë së Parisit, në kuadër të një hetimi mbi evacionet fiskale të lidhura me pasurinë e trashëgimtares së “L’Oreal”, Liliane Bettencourt.

Top Channel