Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me vendimin e Gjykatës së Hagës për rigjykimin e pjesshëm të Ramush Haradinajt u shpreh e befasuar, pasi me një vendim unanim të Shkallës së Parë, Haradinaj është shpallur i pafajshëm prej të gjitha akuzave.

Zyrtarë të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës theksuan se lajmi për rihapjen e pjesshme të gjykimit të Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së, është një lajm shumë i keq për AAK, për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

“Si AAK jemi të sigurt që si herën e parë, ashtu edhe tani, në Rigjykimin e pjesshëm që do të pasojë, shpresojmë, sa më parë që është e mundur, se Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK-së, do të shpallet plotësisht i pafajshëm”, thuhet në njoftim, ben te ditur Telegraf.

Top Channel