Një mjek eksplozivi është hedhur gjatë natës në shtëpinë e një gazetari serb në qendër të Zvecanit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm disa dëme materiale.

Nga ana e tij gazetari Casllav Milisavlevic, kryeredaktor i Radio Mitrovica, ka deklaruar vetëm se e ka denoncuar ngjarjen në polici.

Ai ka refuzuar të bëjë akuza dhe është shprehur se gjithcka ia ka lënë në dorë agjentëve të Policisë së Kosovës.

Zvecani është një komunë e banuar tërësisht nga popullsi serbe dhe ndodhet vetëm dy kilometra larg Mitrovicës.

Top Channel