“WP”: Siguria, jashtë kontrollit

20/07/2010 09:10

Sistemi i sigurisë i shërbimeve sekrete të Shteteve të Bashkuara është rritur aq shumë që prej sulmeve të 11 shtatorit, saqë askush nuk e di koston e saktë të tij.

Kështu shkruan gazeta prestigjoze “Washington Post”, sipas të cilës sistemi në fjalë është aq masiv dhe i ngathët, saqë është e pamundur të përcaktohet efikasiteti i tij në ruajtjen e sigurisë së SHBA.

Artikulli i publikuar në gazetë, “Top Secret America”, vjen pas një investigimi dy vjecar të reporterëve të saj.

Nga ana tjetër, shefi i shërbimeve të inteligjencës, David C Gompert ka hedhur poshtë faktet e paraqitura në artikull, duke e cilësuar atë si të pasaktë.

“Lajmi nuk paraqet komunitetin e inteligjencës që ne njohim. E pranoj se ne veprojmë në një ambjent që kufizon publikimin e informacioneve, por e vërteta është se burrat dhe gratë e komunitetit të inteligjencës kanë përmirësuar operacionet tona, kanë shmangur sulme dhe po asimilojnë cdo ditë suksese të paregjistruara më parë”, ka deklaruar Gompert.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA