Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni do të përfaqësojë Kosovën më 22 korrik në GJND, kur do të jepet dhe opinioni mbi legjitimitetin e pavarësisë.

Prishtina zyrtare ka shprehur më herët bindjen e saj se vendimi i gjykatës së Hagës do të jetë në favor të Kosovës.

Ndërsa Beogradi shpreson të ndodhë e kundërta, me qëllim që më pas të kërkojë në OKB një rezolutë të re për rinisjen e negociatave për statusin.

Top Channel