Një gjykatë në Sarajevë ka dënuar me 10 vjet burg një ish-ushtarak serb, të akuzuar për pjesëmarrje në Masakrën e Srebrenicës.

Marko Boshkic kishte pranuar të dëshmonte për masakrën e kryer ndaj popullsisë myslimane 15 vjet më parë, në këmbim të uljes së dënimit.

Sipas akuzës, Boshkic dhe 7 ish-ushtarakë të tjerë kanë ekzekutuar qindra burra e djem myslimanë në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995.

Top Channel