Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka shprehur bindjen e tij se vendimi i GJND-së mbi pavarësinë nuk do të tensionojë situatën në veri të Kosovës.

Megjithatë, Rexhepi ka theksuar se në cdo rast janë gati njësitë speciale të Policisë së Kosovës dhe ato të EULEX, të cilat mund të ndërhynë në cdo moment.

“Autoritetet ndërkombëtare dhe ato kosovare të rendit janë në gjëndje t’i përgjigjen cdo rrethane që mund të cojë deri tek rebelimi i serbëve në pjesën veriore të Kosovës”, ka pohuar Rexhepi.

Garanci janë dhënë edhe nga kreu i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, i cili ka saktësuar se institucioni i drejtuar prej tij dhe misioni EULEX kanë gati planet operative.

Top Channel