Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka ftuar Serbinë që të njohë pavarësinë.

Krasniqi ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të krijojnë marrëdhënie ndërfqinjësore si dy shtete të barabarta, në mënyrë që rajoni të mos bjerë pre e politikave destruktive.

“Unë i bëj ftesë shtetit serb që të njohë realitetin e krijuar në Kosovë, në mënyrë që dy vendet të krijojnë marrëdhënie të mira mes tyre”, ka pohuar Krasniqi.

Duke folur për opinionin e GJND-së, Krasniqi ka shprehur besimin se ai do të jetë pozitiv, ndonëse sipas tij asgjë nuk mund ta kthejë pavarësinë e Kosovës.

Top Channel