Zëvendëskryeministri serb Bozhidar Gjelic ka deklaruar se Beogradi do të paraqesë një projektrezolutë për Kosovën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas Gjelic, Serbia do të hartojë një dokument të barazpeshuar, ku do të shprehë gatishmërinë për të biseduar për gjithcka, përfshirë statusin.

“Ky hap do të dëshmojë fleksibilitet ndaj nevojave të komunitetit shqiptar dhe bashkësive të tjera në Kosovë”, ka pohuar Gjelic, i cili po viziton Brukselin.

Top Channel