Anëtari kroat i presidencës së BeH, Zelko Komshic ka deklaruar se vendi i tij njeh tërësinë territoriale të Serbisë pa Kosovën.

Reagimi i Komshic ka ardhur pas takimit të presidentit serb Tadic me atë kroat Josipovic, të cilët deklaruan se njohin tërësinë territoriale të BeH.

Komshic ka kërkuar nga dy presidentët e vendeve fqinje që të mos ndërhyjnë në cështjet e brendshme të vendit të tij dhe të shohin punën e tyre.

“Presidentët e vendeve fqinje duhet të merren me problemet e vendeve të tyre dhe jo me Bosnje e Hercegovinën. Sidoqoftë, i falenderoj për interesimin. Edhe unë mbështes tërësinë territoriale të Kroacisë dhe Serbisë, por pa Kosovën”, ka deklaruar Komshic.

Top Channel