Kroacia mund të tërheqë procedimin penal për genocid ndaj Serbisë nëse marrëdhëniet mes dy vendeve përmirësohen.

Deklarata është bërë nga presidenti kroat Ivo Josipovic, gjatë vizitës së tij të parë në Beograd që pas mbajtjes së zgjedhjeve këtë vit.

Qeveria e Zagrebit dëshiron që Beogradi të ndëshkojë individët e akuzuar për krime lufte të kryera gjatë viteve ’90, por të dyja vendet thonë se pajtimi është i mundshëm.

Si presidenti Josipovic, ashtu edhe homologu i tij serb Boris Tadic theksuan nevojën për një epokë të re bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Por 15 vjet që nga fillimi i luftës mes forcave kroate dhe atyre serbe, të mbështetura nga regjimi i Beogradit, plagët janë ende të freskëta”, ka deklaruar korrespondenti i BBC, Mark Lowen.

Top Channel