Unioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar shpër sulmin me eksploziv ndaj kolegut serb Casllav Milisvlevic, kryeredaktor i Radio Mitrovica.

 

Unioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar shpër sulmin me eksploziv ndaj kolegut serb Casllav Milisvlevic, kryeredaktor i Radio Mitrovica.

UGK ka kërkuar nga autoritetet kosovare hetimin e ngjarjes dhe garantimin e lirisë së lëvizjes dhe veprimit të gazetarëve.

Lajmi për sulmin ndaj Milisvlevic u dha nga vetë Policia e Kosovës, e cila ka deklaruar se ka nisur hetimet në bashkëpunim me ekspertët e EULEX.

Nga shpërthimi i eksplozivit të hedhur pranë shtëpisë së gazetarit nuk pati të lënduar, por vetëm disa dëme të vogla materiale.

Top Channel