Athinë, gazetaria në zi, Golias në banesën e fundit

20/07/2010 20:10

Në banesën e fundit është përcjellë në pasditen e së martës trupi i gazetarit investigativ Sokratis Golias që është vrarë në mëngjesin e së hënës në menyrë barbare jashtë shtëpise së tij në Athine.

Vrasja e tij mbyll kapitullin e jetes se nje gazetari luftarak, te pakompromentuar, te vendosur per t’i shkuar deri ne fund investigimeve te tij dhe hap nje dosje te re ne historine 65 vjecare te Greqise se pasluftes, e cila numeron plot 5 gazetare te tjere qe jane vrare duke u perpjekur te zbulojne te verteten dhe e kane paguar kete me jeten e tyre.

Emri i pare ne kete liste te pergjakur te emrave te shtypit eshte ai i Kostas Vidalis ne tetor te 1945,viktime ne periudhen e luftes civile, prej atyre qe nuk donin kurre qe te mesohej e verteta. Tre vjet me vone amerikani Xhorxh Polk, i derguari i kanalit CBS gjendet i mbytur ne brigjet e Selanikut pasi kishte mbyllur nje interviste me nje prej drejtuesve te Ushtrise Demokratike Greke. Ne mars te vitit 1983, drejtori i gazetes “Vradhini”, Xhorxhis Athanasiadhis, bie i vdekur nga plumbat dhe deri me sot askush nuk di se kush jane autoret.

2 vjet me vone edhe botuesi i gazetes se djathte “Apogjevmatini”, Nikos Momferatos, bashke me shoferin e tij vriten, sic dyshohet, nga organizata terroriste “17 Nentori”. Viktimes se parafundit, Pavlos Bakojanis, nje prej figurave me te njohura, bashkeshortit te ish ministres se Jashtme greke, Dora Bakojanis, i behet atentat perseri nga “17 Nentori” ne shtator te 1989-es. Edhe per vrasjen e fundit te gazetarit Sokratis Giolias, policia dhe antiterrori grek ndodhen ne udhekryq.

Megjithese armet qe jane perdorur nga terroristet ne sulme te meparshem, menyra dhe plani i krimit te kujtojne mafien dhe vrasesit me pagese. Ashtu si edhe ne rastet e gazetareve te vrare ne keto 65 vjet ne Greqi, perseri edhe ky krim rrezikon te ngelet i pazbuluar. Vrasjet e gazetareve, sado qe epokat ndryshojne dhe realitetet sociale dhe politike jane te ndryshme per t’u krahasuar, tregojne se kane dicka te perbashket ne thelbin e tyre; Gazetaria investigative eshte armiku  me i keq per te gjithe ata te cilet i shpetojne drejtesise.

Dhe ne keto raste vrasesit jane pervecse kriminele edhe mendjeshkurter, sepse armet e tyre nuk vrasin informacionin, por vetem trupin e atij qe e percjell.

Top Channel