Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është nisur sot drejt Hagës për të marrë pjesë në seancën e apelit ndaj cështjes së tij.

Seanca do të zhvillohet paraditen e së mërkurës dhe në të do të trajtohen edhe cështjet e Idriz Balajt dhe Lah Brahimajt.

Më 3 prill të vitit 2008 gjykata e Hagës e shpalli Haradinajn të pafajshëm dhe e cliroi nga të gjitha akuzat, por prokurorët e apeluan vendimin.

Top Channel