Maqedonia është një nga vendet e rajonit që e ka njohur shtetin e Kosovës. Zëvendëskryeministri i këtij vendi, Abdylaqim Ademi deklaroi se sido që të jetë opinioni i Gjykatës Ndërkonmbëtare të Drejtësisë, Shkupi nuk do të ndryshojë asgjë nga vendimi që ka marrë.

“Në fund të fundit, sido që të jetë vendimi për Maqedoninë nuk do të ketë pasoja. Nuk do të ndikojë në vendimin tonë për pavarësinë, të cilën ne e kemi njohur”, ka pohuar Ademi.

Ai ka mohuar zërat se Beogradi zyrtar po i bën presion Shkupit që pas vendimit të GJND-së të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës.

Ndërkohë, në mbështetje të pavarësisë ka dalë edhe partia shqiptare ne opozitë, PDSH. “Të drejtën për pavarësi nuk mund ta vendosin të tjerët, por një popull”, ka deklaruar përfaqësuesi i kësaj partie, Imer Aliu.

Top Channel