Në ditën e parë të vizitës së tij në SHBA, kryeministri kosovar Hashim Thaci është takuar me përfaqësuesin për Evropën dhe Azinë të Bankës Botërore, Philippe Le Houerou.

Sipas mediave kosovare, në takim është diskutuar për proceset e zhvillimit të ekonomisë së Kosovës dhe për rolin e Bankës Botërore në këtë drejtim.

Thaci ka paraqitur hapat që po ndërmerr qeveria e tij, duke e vënë theksin tek dhënia me koncesion e aeroportit të Prishtinës, e PTK-së dhe tek nisja e punimeve për autostradën Vërmicë-Merdare.

Thaci është shprehur gjithashtu se po i kushton vëmendje të posacme zhvillimit ekonomik, që është dhe një kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e Kosovës në strukturat evropiane.

Nga ana e tij, Philippe Le Houerou ka theksuar se Banka Botërore do të vazhdojë të përkrahë në mënyrë të vazhdueshme Kosovën në kuadër të këtyre proceseve.

Top Channel