Partitë opozitare në Serbi kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të përcaktuar politikat që do të ndiqen ndaj Kosovës pas opinionit të GJND-së.

Partia Liberal Demokrate ka deklaruar se Parlamenti serb duhet të rishqyrtojë politikat ndaj Kosovës, “për të shmangur abuzimet emocionale që në të kaluarën shkaktuan humbjen e jetëve”.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Serbisë ka kritikuar qeverinë për mungesën e një strategjie të posacme për Kosovën.

Top Channel