Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e përshëndeti përmbylljen e suksesshme të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Parteshit.

Në deklaratën e presidentit Sejdiu thuhet se përmbyllja e suksesshme e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së re të Parteshit, në të cilën pjesa dërmuese e qytetarëve janë të nacionalitetit serb, dëshmon se qytetarët e kësaj komune janë të përkushtuar që t’i shfrytëzojnë mundësitë që ua ofron Kushtetuta e vendit për të ndikuar drejtpërdrejt në qeverisjen lokale dhe në përmirësimin e mirëqenies së tyre jetësore.

“Ndërsa, pjesëmarrja e lartë e qytetarëve edhe në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve është përgjigja më e mirë ndaj të gjithë atyre që e kundërshtojnë integrimin dhe perspektivën e jetës së përbashkët të të gjithë qytetarëve të vendit”, thekson Sejdiu.

Top Channel