PDSH ka kritikuar sërish sot koalicionin qeverisës maqedonas, ku bën pjesë edhe BDI, duke e akuzuar se po shkatërron cdo gjë shqiptarë.

Deputetja e PDSH-së, Meral Ferati ka deklaruar se qeveria aktuale po dëmton institucionet arsimore shqiptare, kulturën shqiptare dhe atë pjesë të sektorit të shëndetësisë që menaxhohet nga shqiptarët.

Sipas Feratit, BDI po shfuqizon të gjitha ligjet e miratuara kur PDSH ishte në pushtet, që bëri që spitali i Tetovës të kthehej në një spital klinikë që të mund të shfrytëzohej edhe nga Fakulteti i Mjekësisë.

“BDI, në vend që të implementojë ligjet e nisura nga ne, i shfuqizon ato duke ia marrë hapësirat Fakultetit të Mjekësisë dhe Stomatologjisë. Jo vetëm kaq, ata largojnë nga spitali i Tetovës edhe specialistët shqiptarë që kanë mbi 20 vjet në punë. BDI po tallet me fatin e shqiptarëve dhe po dëmton cështjen shqiptare në përgjithësi”, ka dekalruar Ferati.

Top Channel