
Kreu i shërbimit kombëtar të inteligjencës në SHBA, Gombert ka kritikuar publikimin e shkrimit me titull “Top Secret America” në “Washington Post”, ku sipas gazetës reflektohen mënyrat e veprimit dhe funksionimit të shërbimeve sekrete amerikane në metoda aspak normale.
“Investigimi gazetaresk nuk paraqet komunitetin e shërbimeve të inteligjencës që njohim ne”, ka deklaruar për mediat amerikane Gombert.
Më tej kreu i inteligjencës kombëtare ka pranuar kufizimet e tejskajshme të informacionit prej agjencive, por ka shtuar se kjo bëhet në të mirë të sigurisë së amerikanëve.
“Pranojmë faktin se operojmë në një ambient që kufizon sasinë e informacioneve që mund të publikojmë”, tha Gambert.
Reagimi i Gambert ka ardhur pas publikimit të investigimit gazetaresk “Top Secret Amerika” nga gazetarët Dana Priest dhe Uilliam Arkin.
Top Channel