Eurodeputeti slloven Jelko Kacin ka paralajmëruar Maqedoninë se, nëse nuk zgjidh cështjen e emrit do të mbetet pas Malit të Zi në nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

“Nëse Maqedonia nuk është në gjëndje të arrijë një kompromis për kontestin e emrit, atëherë Mali i Zi është vendi që do të mund të fillonte negociatat e anëtarësimit”, ka deklaruar Kacin.

Vitin e kaluar Komisioni Evropian rekomandoi fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë, por KiE ende nuk ka caktuar një datë për nisjen e tyre për shkak të vetos greke.

Top Channel