Rikthehet hipoteza e pistës terroriste mbi vrasjen e gazetarit Socratis Golias, i cili u ekzekutua me 20 plumba mëngjesin e sotëm para shtëpisë së tij në Athina.

Lajmin e ka bërë të ditur policia greke, sipas të cilës nga ekzaminimi i gëzhojave është zbuluar se armët që shkaktuan vdekjen e reporterit 37 vjecar janë të njëjtat të përdorura më parë nga grupi i armatosur “Sekti i Revolucionarëve”.

Sipas burimeve, armët në fjalë janë përdorur për të vrarë në vitin 2009 një agjent policie dhe për të kryer dy sulme të tjera kundër forcave të rendit dhe rrjetit televiziv privat “Alter”.

Top Channel