Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith ka vlerësuar me nota pozitive procesin zgjedhor të zhvilluar ditën e djeshme në Partesh.

Feith ka deklaruar se pjesëmarrja në zgjedhje do të thotë një përfshirje më e madhe e banorëve të Parteshit në proceset vendimmarrëse.

“Përgëzoj qeverinë për përkushtimin e saj ndaj decentralizimit, kandidatët në zgjedhje dhe në vecanti qytetarët që po marrin të ardhmen në duart e tyre”, ka pohuar Feith.

Shefi i ICO-së ka theksuar më tej se këto zgjedhje hapin një kapitull të ri për komunën e Parteshit dhe ka shtuar se pret zgjerimin e decentralizimit edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Top Channel