Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë njofton se, kanë përfunduar bastisjen në tete lokacionet e PTK-së, përfshirë 3 në Prishtinë dhe 5 në Peje.

Sipas zëdhënësit të këtij misioni, Blerim Krasniqi hetuesit e EULE-it në bashkëpunim me Task-Forcën e Policisë së Kosovës kanë konfiskuar të gjitha dokumentet e kërkuara dhe kompjuterët të cilët nevojiten për dëshmi nga zyrat e Post-Telekomit të Kosovës dhe kompanitë e tjera të dyshuara.

Zëdhënësi i EULEX-it njoftoi se, dokumentet dhe informatat e mbledhura gjatë bastisjeve do të analizohen me kujdes nga prokurorët dhe me hetuesit e policisë.

Objektiv i hetimeve të EULEX-it ishte kompania “Dardafon”, e cila dyshohet se në mënyrë të paligjshme ka marrë licencën e operatorit të telefonisë mobile  Z-Mobile, në periudhën mes viteve 2007 dhe 2008.

Gjatë operacionit është bastisur zyra e drejtorit të PTK-së Shyqeri Haxha, zyra e prokurimit dhe ajo e arkivës. Më pas EULEX ka bastisur edhe automjetin e Haxhajt dhe shtëpinë e tij.

Bastisjet nisën javën e kaluar në ndërtesën e PTK-së, me këtë rast hetuesit morën me vete dhjetëra kompjutera dhe materiale të tjera.

Operacioni i zhvilluar në bashkëpunim me Task-Forcën Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës, ku kanë  bastisur gjithsej tetë lokacione pesë në Pejë e tri në Prishtinë. EULEX-i ka bastisur zyrat e kompanisë “Dardafon”, kompanisë “Devolli”, grupit “Z-mobile” dhe banesat private të përfaqësuesve të këtyre kompanive.

Zyrtarë të EULEX-it thanë se bastisjet janë kryer më urdhër të Prokurorit, bazuar në dyshimet për korrupsion. Lidhur me këto raste nuk ka patur arrestime.

Top Channel