Zyrtarët në Prishtinë shprehen mjaft skeptikë për rezultatin që mund të sjellin bisedimet e paralajmëruara teknike Kosovë – Serbi. Këto dyshime ata i mbështesin në pozicionin e ashpër që mban Beogradi karshi shtetit të Kosovës.

Bisedimet e paralajmëruara teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,sipas Radios Evropa e Lire për autoritetet në Prishtinë janë, sa të ndërlikuara, aq edhe të paparashikueshme.

Ndërsa Prishtina zyrtare në parim disa herë ka shprehur gatishmërinë për bisedime dhe relaksim marrëdhëniesh me Serbinë, si dy shtete të barabarta fqinje, dyshohet se edhe Serbia, në anën tjetër, është e gatshme për bisedime të tilla.

Bazuar në qëndrimet e Beogradit ndaj shtetit të Kosovës, shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, nuk pret shumë nga këto bisedime dhe madje as nuk beson se ato mund të nisin brenda një afati të shkurtër kohor.

Top Channel