Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutojnë sot për Kosovën dhe për mënyrën se si të koordinohet një politikë e përbashkët e BE-së pas shpalljes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë lidhur me ligjshmërinë shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Burime diplomatike të BE-së pohojnë se Serbia i ka refuzuar të gjitha idetë e BE-së dhe Serbia është gati për konfrontim me shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pas mendimit të GJND-së.

Me gjithë paralajmërimet për pasoja, Serbia do të kërkojë debat dhe Rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për negociata të reja për statusin e Kosovës.

Top Channel