Shefi i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka deklaruar se pret një opinion pozitiv nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

Por ai ka theksuar se pavarësisht kësaj, Kombet e Bashkuara dhe shtetet e tjera duhet të shikojnë realitetin e shtetit të ri kosovar.

Ban Ki Moon ndodhet në Gjenevë dhe u pyet për këtë cështje nga gazetari ynë, Nefail Maliqi.

“Jam i informuar për kërkesën serbe mbi legalitetin e pavarësisë së Kosovës. Vendimi do të jepet më 22 korrik dhe kjo temë do të jetë në qendër të debatit në KS. Por cilido që të jetë vendimi, vendet anëtare janë të detyruara të pranojnë realitetin e ri”, ka pohuar Ki Moon.

Top Channel